spot_img
spot_img
Thursday, March 12, 2026
spot_img
spot_img

“Nuk je në tonalitet”, Xuxi kritikon Londrimin për këndimin “live”

Fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, Londrimi, ishte së fundmi i ftuar në emisionin e njohur të moderatorit Meriton Mjekiqi. Krahas bisedës për eksperiencën e tij televizive në shtëpinë e famshme, ai ndau me publikun edhe planet për të ardhmen.

Siç e do tashmë tradita e këtij emisioni, të ftuarit performojnë live në studio. Londrimi nuk bëri përjashtim dhe dhuroi një performancë duke kënduar këngët e tij, ‘Prek’ dhe ‘Maria’.

Megjithatë, kjo performancë muzikore duket se ka tërhequr vëmendjen e një tjetër personazhi të dashur për publikun. Xuxi, ish-finalisti i edicionit të tretë të BBVK, nuk ka ngurruar të japë mendimin e tij pasi e ka dëgjuar të këndojë, duke lënë një koment të drejtpërdrejtë dhe epik në Instagram.

“Sorry bro ama s’je në tonalitet!!? As Meritoni me brr nuk mundet me të ndihmu?! Ama, je simpatik djalë ,” – ka shkruar Xuxi. Ky koment po bën xhiron e rrjetit dhe ka shkaktuar reagime të shumta mes ndjekësve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit