spot_img
spot_img
Thursday, March 12, 2026
spot_img
spot_img

“Do të nisë bashkimi i madh politik”- A po e paralajmëron Abdixhiku rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK me këtë shkrim?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë një shkrim që aludon në rikthimin e Vjosa Osmanit në këtë subjekt politik.


Abdixhiku me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se LDK “do të nisë bashkimin e madh politik” përmes një projekti “që tejkalon dallimet e vogla”.

“Koha kërkon bashkim. Të institucionalistëve, mbështetësve të Republikës dhe të gjithë udhëtarëve të rrugës euroatlantike. Të gjithë këta kanë një shtëpi të përbashkët, Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

“Prandaj, do të nis bashkimin e madh politik e qytetar rreth një projekti të përbashkët. Një projekti që tejkalon secilin prej nesh. Që tejkalon dallimet e vogla, ambiciet e mëdha dhe hidhërimet e së shkuarës. Ato në kohë krizash e përballë fateve të mëdha të së ardhmes, bëhen krejtësisht të parëndësishme”, vijon reagimi i tij.

Sipas Abdixhikut, vendit i duhet “një tjetër rrëfim”.

“Dramat e sotme, krizat e përvitshme dhe fajësimet e pandalshme po e shterojnë Kosovën. Vendit i duhet një tjetër rrëfim. Një rrëfim që bashkon, që normalizon jetën politike, që zhvillon shtetin dhe e ankoron përgjithmonë në Perëndim”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit