spot_img
spot_img
Thursday, March 12, 2026
spot_img
spot_img

“Kam shpenzuar 30 mijë euro për një natë”, Fisnik Syla: Fjollën nuk e kam dashur

I ashtu-quajturi biznesmeni shqiptar Fisnik Syla, i cili jeton dhe vepron në Belgjikë, ka dhënë një intervistë për Monitor TV, ku ka rrëfyer për jetën e tij personale, karrierën dhe shijet luksoze.

Syla tregoi se rruga drejt suksesit nuk ka qenë e menjëhershme. Familja e tij ka nisur gjithçka nga puna në gastronomi dhe hoteleri dhe pas më shumë se 28 vitesh, ka arritur të ndërtojë një rrjet lokalesh në Belgjikë.

Biznesmeni është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh tregon momente nga jeta luksoze, përfshirë makina të shtrenjta dhe udhëtime. Ai thekson se këto investime janë për qejf personal dhe jo për të treguar statusin.

Gjatë intervistës, Syla rrëfeu edhe një detaj nga jeta e natës: “Shuma më e madhe që kam shpenzuar në një natë ka qenë rreth 20–30 mijë euro, kur kam dalë me shoqërinë në ndonjë diskotekë,” u shpreh ai.

Biznesmeni komentoi edhe marrëdhënien e tij me ish-bashkëshorten, këngëtaren Fjolla Morina, duke bërë të qartë se lidhja e tyre ka qenë më shumë publike sesa reale: “Çdo gjë mund të shkojë me zor në jetë, vetëm dashuria jo,” deklaroi Syla, duke lënë të kuptohet se nga ana e tij nuk ka pasur ndjenja të forta, krejt ndryshe nga sa shprehej në intervistat e kohës, kur hiqej si i dashuruar në maksimum. Madje historia e tij me Fjollën, ishte edhe arsyeja pse u nda nga bashkëshortja me të cilën ka edhe fëmijë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit