Debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, nuk kanë fund dhe duket sikur po ashpërsohen dita-ditës. E kështu ka nisur edhe kjo e mërkurë, ku disa prej banorëve kanë nisur debatet sapo janë zgjuar.
Rogerti ka patur sot një përplasje me Brikenën dhe Mateon, ku të dy janë në nominim këtë javë.
Gjatë diskutimeve, Rogerti iu drejtua Brikenës me fjalë të forta: “A e ke burrë apo jo, po e nxjerr me duart e tua”, duke tentuar t’a provokonte modelen.
Brikena reagoi me qetësi, duke i bërë të qartë se nuk do t’i japë llogari për asgjë: “Nuk dua të të jap llogari ty”.
Ndërkohë kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, Miri u zgjodh lider i ri i shtëpisë dhe vendosi të dërgojë në nominim Brikenën, Selin, Mateon dhe DJ Gimbon, duke shtuar edhe më shumë tensionin midis banorëve. Debatet e sotme reflektuan rivalitetin e gjatë midis Rogertit dhe Mateos, i cili ka qenë një nga konfliktet më të ndezura të këtij sezoni.









