spot_img
spot_img
Wednesday, February 18, 2026
spot_img
spot_img

“Të pres në fyt e ta pi gjakun, siç kam vepruar në Vukovar”/ Reagon ashpër Sadri Ramabaja ndaj Radomir Dimiçit

Pas publikimit të lajmit për urimin që Kryetari i lëvizjes “Kosova Multietnike”, Radomir Dimiç, u ka dërguar Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka ardhur një reagim i fortë nga profesori Sadri Ramabaja, i cili ka hedhur akuza të rënda ndaj Dimiçit.

Sipas Ramabajës, ai e kishte takuar Dimiçin vite më parë gjatë kohës sa punonte si përkthyes në Policinë antikrim në Basel.

“Sa isha përkthyes në Policin antikrim në Basel, më patën ftuar për përkthim për këtë person. Kishte kërcënuar për vdekje ish të dashurën e tij, vajzë e një kirurgu serb në spitalin e qytetit. (‘Të pres në fyt e ta pi gjakun, siç kam vepruar në Vukovar’, i kishte thënë)”, pretendon Ramabaja.

Ai shkon edhe më tej në reagimin e tij, duke e cilësuar Dimiçin si:

“Kriminel i llojit të vet. Mashtrues tipik.”

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Radomir Dimiç nuk ka dhënë ndonjë reagim publik lidhur me këto akuza të bëra nga profesori Ramabaja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit