Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot ka thënë se nuk ka koment rreth deklaratave të deputetit të Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili në një shkrim pretendoi se disa ambasadorë mund ta shkatrrojnë Gjykatën Kushtetuese.
“Nuk kam asnjë koment. Faleminderit. Dhe të mos kesh një koment, është një koment”, tha ai.
Ndërsa i pyetur rreth takimit me kryeministrin, Albun Kurti, të premten pasi presidentja, Vjosa Osmani shpalli dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, tha se do ta mbajë për vete atë që është diskutuar në takim.
“Do ta mbaj atë për ne për momentin”, tha shkurt Guerot pas një ngjarje që pati me komunën e Prishtinës e ku u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës.









