Hysamedin Feraj, zyrtar në Lëvizjen Vetëvendosje dhe këshilltar politik i Albin Kurtit në Qeverinë Kurti 1 dhe 2, ka pasur fjalë jo fort të këndshme për presidenten Vjosa Osmani, e cila mori pjesë në marshin protestues në nderim të ish-krerëve të UÇK’së, të cilët po gjykohen në Hagë.
Feraj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ deklaroi se po të bashkohej me Lëvizjen Vetëvendosje që ta kundërshtonte Gjykatën Speciale, nuk do kishin nevojë të bashkohej sot me akterë të tjerë politikë, shkruan Insajderi.
“Po të bashkeshin kështu para shumë viteve me LVV kundër veprës së tyre, nuk do të kishin pasë nevojë të bashkohen sot, kundër veprës së vet! Lavdi UÇK-së dhe dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Feraj.
Pjesë e marshit protestues s’ishte kryetari i LVV’së, Albin Kurti.










