Sot në Prishtinë është mbajtur Marshi për Drejtësi në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Nga kjo protestë ka ndarë fotografi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka publikuar një foto së bashku me Endrit Thaçi, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
“‘Të bashkuar si NJË, për drejtësi, për shtet 🇽🇰 për kombin tonë 🇦🇱’’, ka shkruar ai.










