spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Ibrahimi: S’kemi frikë nga drejtësia, kush lufton për liri s’i frikësohet të vërtetës

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamer Ibrahimi, ka kujtuar kohën e luftës, duke thënë se para shumë vitesh në front kishte djem të rinj që nuk e dinin nëse do ta prisnin mëngjesin, por që kishin një besim të pathyer se një ditë Kosova do të bëhej e lirë.


Sipas tij, sot është dita kur liria e Kosovës është kthyer në shtet dhe sakrifica e atyre viteve ka marrë kuptim.

Ibrahimi ka folur edhe për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë, për të cilin tha se është tejzgjatur, duke theksuar se zemra e Kosovës po rreh atje.

“Ne nuk kemi frikë nga drejtësia, sepse kush lufton për liri nuk i frikësohet të vërtetës. Ne kemi të drejtë të kërkojmë drejtësi të paanshme. UÇK-ja nuk ishte organizim për mbijetesë, për mburojë për fëmijët, gratë e pleqtë. Ishte përgjigja e një populli që po zhdukej. Sot kur e shoh këtë det njerëzish, e di që ata në Hagë nuk janë vetëm”, ka thënë ai.

Në fund, ai ka deklaruar se Kosova nuk u ndërtua nga heshtja, por nga guximi dhe sakrifica.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit