Me mijëra qytetarë janë drejtuar në sheshin e Prishtinës, nga vende të ndryshe brenda dhe jashtë Kosovës për t’iu bashkuar protestës që është organizuar për ditën e sotme.
E në këtë protestë gjithashtu po merr pjesë edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ka për qëllim të kërkojë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Në këtë protestë po marrin pjesë figura të njohura politike, artistike dhe qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare.











