Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP Kosova”, rrjeti zjeu nga thashethemet se Dolce kishte gënjyer për moshën, duke e bërë 40 vjeçe dhe “nënë të fshehtë”.
Së fundmi, në një bisedë me ndjekësit në Instagram, dikush e pyeti sërish për datën e lindjes dhe fëmijët. Dolce nuk hezitoi dhe tregoi moshën e saktë (31 vjeçe) dhe theksoi prerë për fëmijët: “Nuk kam”.
E pyetur se pse u hapën këto fjalë në rrjet, ish-banorja i quajti thashethemet thjesht “Llafe koti”, duke i vënë vulën njëherë e përgjithmonë kësaj historie.









