Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë seancës solemne të Kuvendit të Kosovës për 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, theksoi se liria është arritur pas një sakrifice të jashtëzakonshme dhe një qëndrese të fuqishme të brezave të këtij kombi.
“Në këtë ditë të shenjtë, padyshim që përulemi me respekt për sakrificën e atyre që kurrë nuk u ndalën së besuari në liri. Është i gjatë vargu i patriotëve e patrioteve që ndër shekuj punuan që ndër shekuj luftuan edhe punuan për këtë tokë. Është i madh numri i atyre ndër breza që lirinë e paguan me gjak”, deklaroi Tahiri në fjalimin e tij.
Tahiri falënderoi aleatët në krye me ShBA-të që ndihmuan popullin e Kosovës ta bëjë realitet ëndrrën shekullore për liri dhe pavarësi.










