Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë seancës solemne për 18-vjetorin e shtetësisë së Kosovës, theksoi se pavarësisht se Kosova u shpall shtet 18 vjet më parë, vendimi për liri dhe për t’u bërë shtet ishte marrë shumë më herët.
“Ka ditë kur historia na fton të flasim, ka ditë kur na kërkon të dëgjojmë dhe ka ditë si kjo e sotshmja kur na kërkon të kujtojmë me dinjitet dhe të flasim me plot përgjegjësi”.
“ Sot teksa qëndrojmë në këtë tempull të shenjtë të Pavarësisë, ne duhet t’ia kujtojmë vetes se Pavarësia e Republikës sonë nuk ishte vetëm një akt dite, por është kulmi i një procesi të gjatë shekullor për mbijetesë, identitet dhe mbi të gjitha dinjitet”, deklaroi Abdixhiku.
“Në këtë ditë ne kujtojmë gjithë rrugën që na çoi deri aty”, shtoi mes tjerash kreu i LDK-së.










