Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me shoqërimin në polici të Halil Gecit, duke e cilësuar rastin si të paprecedent, shkruan GazetaKosova.net
Sipas Halilajt, Geci është mbajtur për disa orë në Krimet e Rënda, ndërsa më pas është liruar.
Ai thekson se në asnjë vend demokratik presidenti i një shteti nuk merret me statuset e qytetarëve në rrjetet sociale.
“Rast i paprecedent. Presidentia e çon në polici qytetarin për një status në Facebook. Pas disa orësh në Krime të Rënda, u lirua Baci Lilë”, ka shkruar Halilaj.
Avokati ka theksuar gjithashtu se e drejta për shprehjen e mendimit të lirë garantohet me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me Kushtetutën e Republikës.
Sipas tij, Geci njihet prej dekadash si një njeri që promovon paqe dhe tolerancë kudo.









