spot_img
spot_img
Tuesday, March 10, 2026
spot_img
spot_img

Therje me thikë në Kaçanik, arrestohet një 17-vjeçar, viktima dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast therjeje që ka ndodhur në qytetin e Kaçanikut.


Sipas policisë, një 17-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një 21-vjeçar, i cili pas ndihmës së parë është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

Njoftimi i plotw:

“Me datën 09.03.2026, rreth orës 20:50, policia në Kaçanik është njoftuar nga Qendra Emergjente se një person i lënduar me mjet të mprehtë (thikë) ishte dërguar nga një qytetar për trajtim mjekësor. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku sipas të dhënave fillestare është konstatuar se viktimë e këtij rasti është SH. K., rreth 21 vjeç.

“Nga informatat e para dhe veprimet hetimore në terren është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në fillim të bulevardit “Ismajl Raka”, tek ura e qytetit në Kaçanik, ku viktima dyshohet se është sulmuar dhe është therur me mjet të mprehtë (thikë) nga një person i dyshuar, identiteti i të cilit fillimisht nuk dihej. Viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Kaçanikut, më pas është transferuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa për trajtim të mëtejshëm është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë (QKUK). Njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Si rezultat i hetimeve, është arritur të identifikohet i dyshuari J. Sh., 17 vjeç, i cili rreth orës 23:50 është arrestuar nga policia dhe në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë. Me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa hetuesit policorë vazhdojnë hetimet dhe grumbullimin e informatave edhe për persona tjerë të implikuar në këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit