spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Egli flet për lamtumirën e vëllait të Gjestit: Atë ditë humbi njerëzimi

Egli Tako ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur mbi ngjarjet e vitit të kaluar pas eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania 4.

Gjatë bisedës, ajo u pyet edhe për një moment që qarkulloi gjerësisht në rrjetet sociale, që lidhej me një ngjarje të trishtë.

E pyetur për praninë e saj në ceremoninë mortore të vëllait të Gjestit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik, Egli u tregua shumë e matur. Ajo theksoi se nuk dëshiron të përdorë këtë temë për diskutim, duke treguar respekt të plotë për dhimbjen e familjes. “E respektoj dhimbjen e tyre deri në fund dhe nuk dua të flas fare”, u shpreh këngëtarja.

Megjithatë, Egli nuk e fshehu zhgënjimin për mënyrën se si u trajtua ai moment nga njerëzit që po filmonin dhe fotografonin në ato çaste private. “Di vetëm të tell që atë ditë vdiq edhe njerëzimi,” u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se sytë e publikut dhe telefonat e drejtuar drejt tyre ishin të papërshtatshëm në një ditë të tillë fatkeqësie.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit