spot_img
spot_img
Monday, March 9, 2026
spot_img
spot_img

Nuk humb kohë, Rita Ora shfaqet në palestër menjëherë pas fluturimit të gjatë

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me fansat një moment nga rutina e saj e përditshme, duke treguar se edhe pas një udhëtimi të gjatë nuk heq dorë nga stërvitja.

Në një “story” në Instagram, ajo publikoi një foto nga palestra, ku shihet duke bërë një selfie e ulur mbi një tapet stërvitjeje, e rrethuar nga pajisje fitnesi.

Në mbishkrimin e postimit, artistja shkruan se ka udhëtuar nga Melbourne drejt Frankfurt në Germany dhe ka shkuar “direkt në palestër”.

Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar me komente dhe emoji, duke vlerësuar përkushtimin e saj ndaj stilit të shëndetshëm të jetesës dhe disiplinës në fitnes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit