E ngarkuara me punë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, duke vlerësuar partneritetin ndërmjet dy vendeve.
Në mesazhin e publikuar në Instagram, ajo theksoi se SHBA-ja dhe Kosova qëndrojnë së bashku në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të begatë, teksa këtë vit SHBA-ja shënon 250-vjetorin e saj.
Prattipati rikujtoi se partneriteti mes dy vendeve nisi para pavarësisë, në vitin 1996, me hapjen e zyrës së parë amerikane në Prishtinë. Ajo shtoi se SHBA-ja pret zgjerimin e bashkëpunimit në tregti, investime dhe forcimin e lidhjeve të sigurisë, duke përkrahur një të ardhme shumetnike dhe demokratike për Kosovën.










