Platforma “Liria ka emër”, ka bërë të ditur se mbi 200 mijë qytetarë do t’i bashkohen nesër marshit “Drejtësi, jo politikë” i cili do të mbahet në Prishtinë, duke shtuar se ky do të jetë marshi më i madh në historinë e Kosovës së lirë.
Gjithashtu është bërë e ditur se trafiku urban për festën e 17 shkurtit, ku platforma në fjalë ka ka shpërndarë orarin e nisjes së autobusëve nga komunat për marshin “Drejtësi, jo politikë” që mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.
Qytetarët ftohen të jenë në vendin e nisjes të paktën 15 minuta para orarit për të udhëtuar në mënyrë të sigurt dhe të organizuar drejt kryeqytetit.










