Radio Evropa e Lirë ka intervistuar shqiptarët dhe serbët e Kosovës në lidhje me pritshmëritë e tyre karshi Qeverisë Kurti III.
Në një prononcim Jeremije Aksentijeviq nga Mitrovica e Veriut ka pasur një kërkesë interesante.
Ai ka vlerësuar se Qeveria e re duhet të kujdeset më shumë për popullsinë e moshuar, e cila “mezi ia del deri në fund të muajit”.
“Ne të gjithë i kemi dokumentet e Kosovës, letërnjoftimet, pasaportat, te gjitha. Qeveria duhet të kujdeset më shumë për popullsinë e moshuar, e cila mezi ia del deri në fund të muajit” – shprehet Aksentijeviq.










