spot_img
spot_img
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

“Të të vijë turp që të mundi Egla”, aktorja i kthehet Luizit dhe Julit: Jeni më keq se gratë e lagjes

Luiz Ejlli dhe Julian Deda, të ftuar në emisionin Breaking, shkëmbyen disa batuta me njëri-tjetrin.

Gjatë prezantimit të aktorit të humorit, Luizi tha me shaka se Julit duhet t’i vinte turp që e ka mundur Egla Ceno në “Big Brother”, ndërsa Juli ironizoi duke thënë se është më mirë të të mundë Egla se sa të fitosh me Kristin.

Reagimi i fitueses së edicionit të tretë të “Big Brother VIP” nuk vonoi. Në një postim në Instastory, Egla shprehet se nuk do merrej me dy burra që luajnë me batuta duke minimizuar një grua, por thekson se aktualisht merret me punët e zakonshme të përditshme.

Reagimi i plotë i Egla Cenos:

“Unë do merresha jo me dy burra por edhe me 200 njëherësh, sidomos me dy burra që ‘fërkojnë’ njëri-tjetrin me batuta duke minimizuar një grua. Do merresha, por jam duke hekurosur, duke bërë teatër, film, duke blerë pelena për mamin e gjëra të tilla prej njerëzish të zakonshëm.

Problemi nuk është te fitorja ime, problemi është te mënyra si e shohin suksesin e të tjerëve duke predikuar për veten përulësi që nuk e kanë. Nëse nuk ju del akrepi nga stomaku mund t’ju këshilloj metodën revolucionare të quajtur: pranimi i realitetit.

Yshni tutje, jeni më të frikshëm juve se gratë e lagjes kur mblidhen për të folur për komshien e re. Zoti na ruajtë nga gojët e delenxhinjve.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit