spot_img
spot_img
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

OVL-UÇK dorëzon rezolutën në Hagë për proces të drejtë gjyqësor, mbështetur nga 30 deputetë zviceranë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se, pas rezolutave të miratuara në Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës ditët e fundit, angazhimi për një proces të drejtë gjyqësor po merr jehonë ndërkombëtare.

“Me iniciativë të veprimtarit Sali Bislimi dhe në vazhdën e komunikimeve tona ndërkombëtare, një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë u adresua sot në Dhomat e Specializuara në Hagë, së bashku me kryetarin e OVL-UÇK-së, z. Hysni Gucati”, thuhet tutje në njoftim.

OVL-UÇK ka shkruar se dorëzimi i këtij dokumenti përfaqëson një hap simbolik në drejtim të respektimit të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë dhe parimit të një procesi të paanshëm.

“OVL UÇK do të vazhdojë angazhimin e saj në çdo nivel, kombëtar dhe ndërkombëtar, për mbrojtjen e vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe për drejtësi të barabartë”, thuhet në postimin e OVL-UÇK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit