spot_img
spot_img
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Arlind Berisha në stilin e të frikshmit Jon Jones, për pak sekonda e lë të shtrirë kundërshtarin në MMA

Arlind Berisha ka bërë një nokaut të frikshëm në MMA, duke e fituar për pak sekonda përballjen ndaj Wesley Silva.

Luftëtari kosovar ka filluar të bëjë emër në MMA, ku ka regjistruar fitoren e pestë radhazi, të katërtën me nokaut.

E këtë të fundit e bëri në mënyrën më të ashpër të mundshme, ku e zuri për fyti kundërshtarin derisa ky i fundit nuk arriti të lëvizte.

Shumë tifozëve kjo fitore ua kujtoi legjendën e këtij sporti, Jon Jones, i cili kishte fituar në mënyrë të ngjashme para disa viteve, nokaut ai që vlerësohej si një nga më të rëndët në historinë e sportit.

Ndërkohë, mbetet të shihet se kur Berisha do të dalë sërish në kafaz, pasi ka filluar të bëjë emër pavarësisht moshës së re.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit