Ylli i futbollit gjerman, Karim Adeyemi, ka befasuar fansat duke u shfaqur me çifteli në dorë dhe me shqiponjën dykrenare.
Sulmuesi i Borussia Dortmund, një nga lojtarët më të spikatur në Bundesliga, tashmë ka lidhje të veçantë me Kosovën, pasi është dhëndërr i saj.
Ai jo vetëm që e bëri simbolin e shqiponjës, por është mësuar edhe t’i bie çiftelisë, madje me shumë stil.
“Pasi e bëri shqiponjën, Karim Adeyemi tash po ia ‘djeg’ telat e çiftelisë”, ka shkruar gazetari Arlind Sadiku.
Një moment që ka ngjallur reagime pozitive dhe krenari te tifozët shqiptarë.
Serbët e kanë halë në sy futbollistin.










