Tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme kanë rritur shqetësimin edhe për shqiptarët që ndodhen në Dubai. Mes tyre janë edhe disa figura të njohura të showbiz-it shqiptar, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale për situatën.
Reperi nga Kosova, Fero, bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se ndodhet në Dubai. Ai reagoi pasi mori mesazhe nga ndjekësit që kërkonin informacion për sigurinë e tij. Sipas tij, gjendja personale është e mirë dhe nuk ka pasur probleme.

Edhe modelja Arbenita, ish-partnerja e reperit, ndodhet në të njëjtin qytet. Ajo jeton dhe punon prej kohësh në Dubai. Në rrjetet sociale ka treguar se është mirë dhe nuk ka pasur incidente që lidhen me zhvillimet e fundit në rajon.
Në Dubai ndodhet gjithashtu moderatorja Alesia Bami. Në postimet e publikuara në profilet e saj ajo shfaqet në ambiente turistike dhe restorante të qytetit. Ajo nuk ka dhënë detaje nëse ka qenë pranë zonave ku janë raportuar incidente.

Këngëtarja dhe modelja Morena Taraku ka ndarë me ndjekësit pamje nga vendi ku ndodhet. Në një video të publikuar në rrjetet sociale shfaqet tym dhe zjarr në distancë nga zona e banimit të saj, pas rënies së mbetjeve nga mjete ajrore të interceptuara.

Një tjetër modele që këto ditë ka qenë në Dubai, është edhe Ada Deda, vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda.
Në rrjetet e saj sociale, ajo ka publikuar foto nga rrugët e Dubait, duke shkruar ‘Jeta vazhdon’, ku fatmirësisht asnjë problem nuk ka pasur edhe për të.
Një tjetër artiste që këto ditë është gjendur në Dubai është edhe Kejsi Tola. Këngëtarja në rrjetet sociale ka publikuar pamje gjatë pushimeve të saj.
Pavarësisht komenteve, vetë Kejsi ka preferuar që të mos flasë për atë që është duke ndodhur por të publikojë imazhet nga destinacionet e përzgjedhura.

Autoritetet shqiptare kanë kërkuar nga qytetarët që ndodhen në zonat e përfshira nga tensionet në Lindjen e Mesme të marrin masa për t’u larguar sa më shpejt, për shkak të rrezikut të përshkallëzimit të situatës.









