Vetura moderne sot ofron më shumë se thjesht transport; ekrane, sensorë, përditësime të vazhdueshme softuerike dhe lidhje të avancuara me telefonin janë bërë standard.
Megjithatë, një studim i fundit nga JD Power tregon se besueshmëria e automjeteve të reja po përkeqësohet ndjeshëm.
Studimi, i cili përfshiu 33,268 pronarë të modeleve të vitit 2023, tregon se mesatarja e problemeve arrin në 204 për çdo 100 automjete.
Shumica e këtyre problemeve lidhen me sistemet e info-argëtimit, përfshirë integrimin e telefonave përmes Apple CarPlay dhe Android Auto, lidhjen Bluetooth dhe karikimin pa tel.










