spot_img
spot_img
Sunday, February 15, 2026
spot_img
spot_img

Kapet autori i vrasjes së Kevin Muharremit, është shqiptar

Policia italiane arrestoi në Arezzo personin e dyshuar për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u qëllua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Montecalvoli, provinca e Pizës. I ndaluari është shtetas shqiptar dhe u bllokua në autostradën A1, në segmentin që përshkon zonën e Arezzos.

Sipas hetimeve paraprake, Muharremi ndodhej në një automjet me dy persona të tjerë kur një makinë tjetër iu afrua dhe nga brenda saj u qëllua me armë zjarri. Ai ishte ulur në sediljen e përparme, në anën e pasagjerit. Një plumb e goditi në qafë dhe i shkaktoi vdekjen.

Karabinierët e komandës provinciale të Pizës po hetojnë për të sqaruar rrethanat dhe motivin. Dyshimet e para lidhen me një konflikt që mund të ketë nisur më herët në një lokal në zonën Capanne dhe të jetë përshkallëzuar më pas. Hetuesit nuk përjashtojnë as mundësinë e një sulmi të planifikuar.

Para arrestimit, forcat e rendit kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe analizuan pamjet e kamerave të sigurisë. Më pas shpallën në kërkim personin e dyshuar, i cili ishte larguar menjëherë pas të shtënave.

Viktima punonte në një lavazh makinash dhe, sipas të njohurve, nuk kishte precedentë penalë. Autoriteti gjyqësor vijon hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë penale dhe për të dokumentuar plotësisht dinamikën e ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit