Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është gjetur një trup i pajetë në fshatin Istog i Poshtëm.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se rreth orës 14:55 policia është njoftuar nga një person i cili kishte hasur në një trup të pajetë në zonën e quajtur Mali i Popit.
Viktima është Beqir Maloku. Sipas këtij mediumi, i ndjeri u gjet rreth 100 metra afër vendit ku më herët i ishin gjetur syzet.
Sipas këtij mediumi, trupin e pajetë e kanë gjetur vëllai i tij Isë bashku me motrën.










