Pas daljes së Labinot Rexhës nga gara mbrëmjen e kaluar me zarf të zi, situata brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova u shoqërua me momente të forta emocionale.
Pas përfundimit të spektaklit, Elijona ka pasur një bisedë me Benitën, ku nuk i mbajti dot emocionet.
Gjatë bisedës, Elijona u shpreh e prekur thellë nga situatat e fundit, duke thënë: “Pasha Zotin, prej pjesës me dajen tim, çdo natë kam qarë, se s’dua as ta përmend, se përnime më ka prekur në pikën më të dobët”.
Në këtë moment, Benita iu afrua për ta qetësuar dhe e përqafoi, duke i thënë: “Mos! Ti e di çfarë çike je, në rregull?”
Por, Elijona vazhdoi të shprehte shqetësimin e saj për ndikimin që situata em Labin mund të ketë jashtë shtëpisë: “Jo, se del në Prime, paramendoje, njeriu pa fytyrë, se s’dua as të flas me të sepse doli, dhe flet për babain tim përsëri në Prime, më vjen keq për të çfarë do të përjetojë ai kur të dalë jashtë. Duhet të justifikohet për këto gjëra, sepse ai ka harruar se jeta nuk është Bigu”.










