Blearta Shabani ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor.
14-vjeçarja nga Drenas ka bërë një dedikim me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Përmes fjalëve të ndjera, ajo ka shprehur krenarinë dhe dashurinë për atdheun, duke përkujtuar sakrificat dhe rrugëtimin e shtetit ndër vite.
Kënga e saj është mirëpritur nga publiku.










