Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, kanë zhvilluar të shtunën një takim në margjinat e Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku kanë biseduar për disa çështje me interes të përbashkët.
Një nga temat e diskutuara mes Kurtit dhe Plenkoviqit ishte statusi i pakicës kroate në Janjevë.
Ndërkohë, Plenkoviqi e ka uruar Kurtin për rizgjedhjen si kryeministër dhe ka theksuar se Kroacia vazhdon ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Ne vazhdojmë t’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale dhe e mbështesim rrugën evropiane të Kosovës. Gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih diskutuam situatën në rajon, sfidat e sigurisë dhe statusin e pakicës kroate në Janjevë”, ka shkruar Plenkoviq në X.
Kroacia edhe në të kaluarën ka kërkuar që komuniteti kroat në Kosovë të njihet me Kushtetutë si pakicë.










