Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ftuar në Pressing në T7, është pyetur për deklaratën e sotme të presidentes Vjosa Osmanit e cila ndër tjerash ka thënë se në situatën aktuale vendin e ‘’sollën njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme’’.
Për këtë ka thënë se sipas tij, Osmani e ka pasur fjalën për deputetët që s’kanë qëndruar në sallë për procesin e presidentit.
‘’Po besoj e ka pas fjalën për deputetët që nuk kanë nejt në sallë, se ata e kanë sjellë rezultatin ku pamundësohet zgjedhja e presidentit. Po tash dueht ta pyesni atë në lidhje me cilësimet që ka dhanë dhe kë ka mëndu, por unë me aq sa dëgjova tha ‘’ata që pamundësuan zgjedhjen e presidentit dhe sollën punën këtu sollën punën këtu’’. Personat që janë përgjegjës që kanë pamundësu zgjedhjen e presidentit, janë deputetët që s’kanë qëndruar në sallë, për mendimin tim, leximi im është ky’’, ka thënë ai.









