Ministri i Financave, Hekuran Murati, është pyetur se çfarë mendon ai për presidencën e Vjosa Osmanit gjatë mandatit pesë vjeçar.
Murati, ka vlerësuar se ka bërë punë të mirë ndonëse kanë pasur edhe mospajtime.
‘‘Unë besoj që vlerësimi mundet t’i jepet si punë e mirë sa i përket presidencës, normalisht ka pasur herë pas herë situata të ndryshme ku ka mospajtime po gjëra të tilla ndodhin gjithkun’’, tha ai i ftuar në Pressing.









