Artisti i njohur, Gjesti, ka shfaqur së fundmi kritika të forta ndaj kolegëve të tij në estradë, duke ndezur debate mes ndjekësve për gjendjen aktuale të muzikës.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ai u shpreh i pakënaqur me ritmet dhe projektet që po prodhohen, duke i cilësuar si “të tmerrshme”.
Gjestit i la të kuptohej se ndodhet në një fazë reflektimi dhe pune intensive për materialet e reja muzikore, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë për ndryshime të mëdha në projektet që po përgatit.
“Ja po e ndryshojmë, ja po e lëmë. Me thanë dikush ‘wow, shih çka ka bë’. Jam tu u përgatitë deri në fund të marsit. Ja po e ndryshojmë, ja po e lëmë krejt”, u shpreh ai, duke theksuar se synon të sjellë diçka ndryshe nga ajo që qarkullon aktualisht në treg.
Sipas këngëtarit, ritmi që po dominon skenën muzikore nuk i përshtatet vizionit artistik që dëshiron të prezantojë, gjë që e ka shtyrë të rishqyrtojë drejtimin e projekteve të ardhshme.
Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku fansat janë ndarë mes atyre që e mbështesin sinqeritetin e tij dhe të tjerëve që e shohin si kritikë të ashpër ndaj industrisë.










