spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Nis mbarë legjislatura e dhjetë: Kuvendi ratifikon të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare

Kuvendi i Kosova ka ratifikuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare të shqyrtuara gjatë seancës së sotme.

U miratua shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-006 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (ANZH) për Projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”.

Po ashtu u miratua edhe Projektligji nr. 10/L-005 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Kompas” – Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë.

Kuvendi miratoi gjithashtu Projektligji nr. 10/L-004 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkani Perëndimor” ndërmjet Bashkimi Evropian. Për këtë projektligj, 98 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.


Marrëveshja e Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” ndërmjet Bashkimit Evropian përfaqësohet nga Komisioni Evropian si Huadhënës, dhe Republika e Kosovës si Huamarrës, ndërsa Bankës Qendrore të Kosovës vepron si Agjent i Huamarrësit.

Po ashtu sot u miratua shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-002 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje.

Gjithashtu u miratua edhe Projektligji nr. 10/L-003 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”, ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Grupit të Bankës Botërore).

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit