Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar seanca gjyqësore me fjalën përmbyllëse të mbrojtjes së ish-udhëheqësit të UÇK-së, Rexhep Selimi.
Avokati i tij, Geoffrey Roberts, hodhi poshtë të gjitha pretendimet lidhur me emërimet e personave gjatë periudhës së luftës, duke i cilësuar si të pabazuara, dhe kërkoi që Selimi të shpallet i pafajshëm.
Seanca do të rifillojë në ora 13:30 me fjalën përfundimtare të mbrojtjes për Jakup Krasniqin.










