spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Gërvalla votoi rezolutën për krerët e UÇK-së, reagon ashpër djali i Smajl Hajdarajt: E pavlerë dhe hipokrite

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicë votash rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Rezoluta mori 90 vota për, vetëm një kundër dhe asnjë abstenim, duke siguruar një mbështetje të gjerë në sallë.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar votës pro të anëtarëve të Listës “Guxo”, në krye me ministren Donika Gërvalla, e cila njihet si një kritike e ashpër e krerëve të luftës që ndodhen në Hagë.

Mirëpo, ky qëndrim i Gërvallës ka nxitur reagimin e ish-këshilltarit të saj, Shpëtim Hajdarit.

Shpëtim Hajdari, i cili është djali i ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj, i ekzekutuar në pasluftën e Kosovës, e ka cilësuar këtë rezolutë si një akt të pakuptimtë.

Ai ka deklaruar se nuk mendon që po shkelen të drejtat e njeriut në procesin që po zhvillohet në Hagë.

“Unë e konsideroj për mendimin tim që është një rezolutë shumë e pavlerë dhe hipokrite. Përderisa është një proces i rregullt gjyqësor, kush e konstatoi që shkelen të drejtat e njeriut? Unë nuk mendoj që po shkelen”, ka thënë Hajdari në emisionin “Debat Plus”.

Djali i ish-deputetit të vrarë sqaroi se deri dje ka shërbyer si këshilltar i Donika Gërvallës dhe se për dokumentin në fjalë ishte informuar përmes portaleve, duke u distancuar nga vendimi i subjektit politik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit