spot_img
spot_img
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

Ardian Gjini: Ishte privilegj i jetës të udhëhiqeshim nga Ramush Haradinaj

Pas njoftimit të Ramush Haradinajt se nuk do të jetë më në krye të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nënkryetari i deriitashëm, Ardian Gjini, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për të parin e kësaj partie.


Gjatë fjalës së tij, Gjini bëri të ditur se procesi zgjedhor do të zgjasë rreth tre muaj, periudhë gjatë së cilës dyert janë të hapura edhe për kandidatura të tjera.

“I kemi tre muaj e pak përpara. I uroj gjithë anëtarët për hapjen e procesit, që është esenca e demokracisë së brendshme dhe të Kosovës. Dyert janë të hapura për anëtarë të rinj, për njerëz që duan t’i japin Kosovës një koncept politik që do ta kthejë në binarë. Për momentin unë e kam shprehur vullnetin për kandidaturë, por gjatë këtyre muajve mund të ketë edhe të tjerë. Gjithçka është e hapur”, u shpreh Gjini para gazetarëve.

Gjini nuk ka kursyer fjalët mirënjohëse për Ramush Haradinajn, i cili e udhëhoqi partinë që nga themelimi i saj në vitin 2000. Ai e cilësoi punën nën drejtimin e tij si një përvojë të jashtëzakonshme.

“Për ne ka qenë privilegj i jetës të jemi të udhëhequr dhe të shërbejmë nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt”, deklaroi ai.

Me këtë lëvizje, AAK hyn në një proces të brendshëm zgjedhor që pritet të sjellë ndryshime në strukturat drejtuese të partisë pas më shumë se dy dekadash nën lidershipin e Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit