Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë rekomandimin e 18 kandidatëve të radhës për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Të njëjtit, do të zëvendësojnë deputetët që janë zgjedhur ministra në kabinetin e ri qeveritar të qeverisë Kurti 3.
Në njoftimin e KQZ’së bëhet e ditur se 15 deputetë të rinj do të jenë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa tre do të jenë nga pakicat.
‘’Bazuar në kërkesën e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani të dorëzuar më 12 shkurt 2026, për të rekomanduar kandidatët e ligjshëm të radhës, për arsye se kanë dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar në pajtim me nenin 112, paragrafin 4 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, rekomandon 18 kandidatët e radhës, të certifikuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025, sipas tabelës vijuese’’, ka njoftuar KQZ’ja.












