spot_img
spot_img
Thursday, March 5, 2026
spot_img
spot_img

“Ndihem i dobët”, Rogerti habit me deklaratën: Mirit nuk ia kam besën, priste që unë të dilja

Pas Prime-it të së martës, ku Rogerti vendosi të largohej përkohësisht nga shtëpia e Big Brother VIP për t’u rikthyer vetëm pak minuta më vonë, banori ka komentuar situatën dhe lojën e tij në dhomën e rrëfimit.

Rogerti u shpreh se pas këtij veprimi ndihet i dobët në raport me lojën dhe se duhet të rikuperojë kohën e humbur në garë.

“Ndihem shumë i dobët, unë si Rogert. Është njësoj sikur jemi në një garë dhe kam dalë për një orë e gjysmë, tani duhet t’i kap, t’i arrij disa banorë. E di si do t’i kap? Me mirësjellje, jo me ofendime”, tha ai.

Rogerti shtoi gjithashtu se për momentin i konsideron Mirin dhe Selin si kundërshtarët më të fortë në lojë.

“As unë nuk e njoh veten tamam. Unë kam një problem, bëj shumë gjëra dhe nuk mbaj mend shumë. Por e shoh që këtu brenda nuk kam kundërshtarë më të fortë se Miri dhe Selin. Miri mezi priste që të dilja”, u shpreh ai.

Vendimi i Rogertit për t’u larguar për pak kohë nga shtëpia erdhi pas komenteve të opinionistes Monika Kryemadhi gjatë Prime-it, e cila komentoi debatin e tij të fortë me Selin.

Pas këtij momenti, banori vendosi të dilte nga dera e kuqe, por u rikthye sërish në shtëpi pak minuta më vonë.

Sot, Rogerti deklaroi se do të vazhdojë lojën me një qasje tjetër, duke zgjedhur mirësjelljen dhe duke shmangur ofendimet ndaj banorëve të tjerë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit