Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar përbërjen e kabinetit qeveritar, duke sjellë disa ndryshime në ekzekutiv.
Mes të tjerash, Kurti ka bërë publike emërimet e tre deputetëve të Vetëvendosjes për pozita ministre: Dimal Bashën, Armend Mujën dhe Fitore Pacollin.
Dimal Basha pritet të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa Armend Muja do të marrë postin e Ministrit të Bujqësisë.
Fitore Pacolli do të drejtojë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.










