spot_img
spot_img
Wednesday, March 4, 2026
spot_img
spot_img

PDK: VV-ja po e çon vendin drejt një krize të re politike

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit për zgjedhjen e Presidentit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e çon vendin drejt një krize të re institucionale.

Në reagimin e saj, PDK shprehet se për shkak të, siç thotë, papërgjegjshmërisë së shumicës dhe mungesës së gatishmërisë së kryeministrit Albin Kurti për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, Kosova rrezikon të mbetet pa President dhe të futet në një situatë të panevojshme politike.

“Zgjedhja e Presidentit nuk është garë për opozitën dhe nuk duhet të jetë lojë politike për shumicën. Numrat në Kuvend janë të qartë dhe detyrimi kushtetues i shumicës është të sigurojë funksionimin normal të institucioneve”, thuhet në reagim.

PDK akuzon Lëvizjen Vetëvendosje për paaftësi në qeverisje dhe për prodhim të krizave e polarizimit politik, pavarësisht mandatit të marrë nga qytetarët.

Sipas kësaj partie, në vend të një qasjeje shtetërore dhe bashkëpunuese, shumica ka zgjedhur të kandidojë një kandidat partiak, pa koordinim me subjektet e tjera dhe pa mundësi reale për konsensus.

PDK thekson se gjatë gjithë procesit ka marrë pjesë në konsultime, ka hequr “vijat e kuqe” dhe ka qenë e gatshme të mbështesë një kandidat konsensual. Madje, pas dështimit për një emër të përbashkët, si partia më e madhe opozitare ka propozuar që Presidenti të vijë nga radhët e saj, si mekanizëm balancues për të shmangur përqendrimin e pushtetit në një parti të vetme.

“Fatkeqësisht, të gjitha këto mundësi u refuzuan. Përgjegjësia për situatën e krijuar bie plotësisht mbi shumicën parlamentare”, thuhet në fund të reagimit.

PDK përmbyll duke theksuar se Kosova ka nevojë për stabilitet, institucione funksionale dhe lidership që vendos interesin shtetëror para atij partiak.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit