Një raketë e lëshuar nga Irani, e cila hyri në hapësirën ajrore të Turqisë, është shkatërruar nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s, ndërsa autoritetet turke deklarojnë se vendi nuk ishte objektivi i sulmit.
Një zyrtar turk i tha agjencisë së lajmeve AFP se sipas vlerësimeve paraprake, raketa nuk kishte në shënjestër Turqinë, por dyshohet se ishte drejtuar drejt një baze në Qipron Greke.
“Ne besojmë se synonte një bazë në Qipron Greke, por doli nga drejtimi”, tha zyrtari turk.
Sipas të njëjtave burime, raketa u pikas mbi hapësirën ajrore turke dhe u neutralizua në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s.
Ndërkohë, autoritetet në Ankara kanë deklaruar se Turqia rezervon të drejtën të reagojë ndaj çdo veprimi që mund të përbëjë kërcënim për sigurinë e saj, edhe pse në këtë rast vlerësohet se vendi nuk ishte objektiv i drejtpërdrejtë i raketës.









