Në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova ka plasur debati në mes Benites edhe Labit.
Ajo që nisi si një bisedë e zakonshme, ka çuar në një debat të fortë mes dy banorëve.
Gjatë debatit, Labi ka lëshuar deklarata të forta drejtuar Benitës lidhur me investimet e saj estetike, duke pretenduar se ato janë realizuar përmes “sponsorëve”. Kjo deklaratë është interpretuar nga Benita me nëntekst të papërshtatshëm, gjë që ka bërë që situata të tensionohet menjëherë.
Benita nuk është kursyer në kundërpërgjigjen e saj. Ajo u shpreh se ai nuk e meriton fitoren, me pretendimin se menaxhimi i financave të tij jashtë nuk është në rregull.
Benita la të kuptohej se zotëron informacione të pathëna për jetën e Labit jashtë formatit. “Ndoshta unë di diçka për ty jashtë, por nuk ta përmend këtu”.











