spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Haradinaj viziton Fadil Fazliun, pas lirimit nga Haga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Fadil Fazliun, pas lirimit të tij nga Haga.


Në një takim të ngrohtë dhe bashkëbisedim të gjatë, Haradinaj u shpreh se pret lirimin e të gjithëve që po gjykohen në Hagë.

“Vëllai i dy Heronjve, Fadil Fazliu, kaloi edhe një sfidë të padrejtë, që i ndodhi atij sikurse bashkëluftëtarëve që gjenden ende në Hagë: Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala” shkroi Haradinaj.

Ky është postimi i tij i plotë:

Familja Fazliu ishte në shërbim të atdheut në të gjitha fazat historike të përpjekjeve për liri.

Vëllai i dy Heronjve, Fadil Fazliu, kaloi edhe një sfidë të padrejtë, që i ndodhi atij sikurse bashkëluftëtarëve që gjenden ende në Hagë: Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala.

Pas kthimit të tij në familje, pata nderin ta vizitoj Fadil Fazliun, për t’i shprehur respektin për qëndrueshmërinë e tij dhe për sakrificën e familjes Fazliu ndër breza.

I gëzohemi kthimit në atdhe e po ashtu të Gjeneral Haxhi Shalës, Bashkim Smakajt, Nasim Haradinajt, Isni Kilajt dhe Hysni Ngucatit.


Presim lirimin e të gjithëve, që t’u bashkohen familjeve të tyre dhe të korrigjohet kjo padrejtësi.

Më 17 shkurt, në ora 14:00, bashkohemi të gjithë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të luftës sonë të drejtë e çlirimtare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit