Në një mbrëmje plot emocione dhe romantizëm brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, surprizat nuk munguan as këtë të martë.
Një moment i veçantë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve gjatë Prime-it, duke treguar një tjetër anë të ndjenjave mes banorëve.
Mateo, duke ndarë një gjest të ëmbël, i dedikoi Brikenës një poezi në italisht.
Në fund të recitimit, banorët u përqafuan, duke shfaqur afërsinë dhe simpati reciproke që po zhvillohet mes tyre.
“Dua ta falënderoj Mateon për këtë surprizë. Jam shumë e lumtur që i dhashë një shans për ta njohur Mateon, sepse është një djalë i mrekullueshëm. Dhe nëse dal, i uroj më të mirën”, komentoi Brikena pas momentit të veçantë.
Ky episod i shfaqjes risolli një frymë të ngrohtë dhe romantike në lojën brenda shtëpisë.










