spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Kthehet motori legjendar V12 i Mercedesit

Tuner-i amerikan Renntech do të prodhojë vetëm dymbëdhjetë motorë për po aq automjete.

Kjo seri e kufizuar është një nderim për motorin ikonë Mercedes‑Benz M120 V12, i cili u përdor në modele të famshme si CLK GTR dhe Pagani Zonda.

M120 V12 është një motor atmosferik me bllok alumini, i zhvilluar për qëndrueshmëri dhe fuqi të lartë, dhe ka fituar statusin e një motori kult në historinë e Mercedesit.

Amerikanët e Renntechut po e rikthejnë këtë motor në “restomod” e tyre SEC Widebody.

Automobili, i cili i ngjan Mercedes SEC (C126), do të marrë motorin me kapacitet të rritur në 7.5 litra (nga 7.3 litra origjinal), i cili prodhon 660 kuaj/fuqi dhe 840 Nm çift‑rrotullues.

RennenTech thotë se e ka ndërtuar këtë motor vetë, bazuar në planet origjinale, për të ofruar performancë të lartë me shpirt klasik. Ata e kanë quajtur motorin Sledgehammer.

Ky model do të prodhohet vetëm në 12 kopje, dhe secili ka një interier të personalizuar për secilin pronar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit