Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka bërë të ditur se kjo komunë mbështet 350 studentë bursistë me nga 720 euro.
Përmes një njoftimi në Facebook, ai shton se përveç se komuna ka rritur mbështetjen mujore të bursistëve, ka rritur edhe numrin e studentëve përfitues.
“Rritja e mbështetjes në arsim është një prej prioriteteve tona që do të vazhdojë edhe në forma të tjera”, ka shkruar Peci.
Postimi i plotë:
Të dashur studentë![]()
Rritja e mbështetjes në arsim është një prej prioriteteve tona që do të vazhdojë edhe në forma të tjera.








