Prokurori i Hagës, Matthew Howling ka vazhduar me fjalët përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka theksuar se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi kanë pasur rol në emërimet në UÇK.
“Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi ishin të përfshirë në emërimet e komandantëve”, tha prokurori.
Siç tha ai, Veseli ishte pjesë e vendimit për emërimin e personave, që sipas Howling, mbikëqyrën operacionet e torturës.








