Gazetari Milaim Zeka bëri një ndërhyrje gjatë emisionit Politiko, duke ironizuar reagimet e fundit lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale në Hagë, ku Prokuroria ka kërkuar që katërshja e UÇK-së të dënohet me nga 45 vite burgim.
Derisa moderatori i emisionit politik, Kushtrim Sadiku, po lexonte reagimet e shumta të subjekteve politike dhe organizatave ndaj kërkesës së Prokurorisë, Zeka ndërhyri duke thënë: “Sonte kanë reaguar sa kanë mundur, sa s’kanë reaguar për pesë vjet”.








